TIRANË-Rrjeti social në Facebook është bërë shpesh ‘arenë’ e debateve mes kryeministrit Edi Rama dhe miqve virtualë. Ironi, kritika, lavdërime, për të gjitha kreu i qeverisë e ka një përgjigje.

Në videon mbi komentimin e javës, kryeministri është shigjetuar mbi faljen e kamatëvonesave.

Qytetari- Zoti kryeministër kur do ju japësh njerëzve unban se erdhi Viti i Ri. Është koha për amnisti 😂😂��😂

Edi Rama-Naz Toleni kamatvonesat do zerohen për pensionistet, familjet me ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar, ndërsa për të tjerët do të reduktohen 80%!

Qytetari-Aman ooooo burr se na more mente me gjith keto shifra ahaha je 👍🇦🇱

Edi Rama-Me fal, po keto jane shifrat, ulu pak se mos biesh😀 Rrofsh!

Qytetari-Pse nuk u dhe gjysmen e rroges praktikes 1 vjecare si ke premtuar disa her???

Edi Rama-Jo qe s'e kam premtuar ndonjëherë kete po eshte hera e pare qe po e degjoj!!!

Qytetari-Llafe shum e pune pak! Po gjysma tkeqes se skeni vtm llafe

Edi Rama-Epo rrofsh, edhe ti komentator gjysma e te keqes, nuk e bën bloze fare. Respekt.

Qytetari-Mundohu te shkoshë në kishë dhe rëfeu te prifti

Edi Rama-Toshe Pacani me fal kolos se nuk ta kuptova madheshtine qe ne momentin e pare😂😂😂

Qytetari: Po ku e di ti c’është varferia

Edi Rama-Kujtim Shuaipi jo jo nuk e kam provuar as e kam degjuar po e kam pare nga shume afer aq shume sa nuk ta pret mendja, per shkak te detyres natyrisht!

Qytetari-Ha naj pune e lej reklamat

Edi Rama-Punet nuk hahen bahen Martin😀 Respekt

Qytetari-Ja dhe mburrja e javes

Edi Rama-Informacion dhe komunikim miku im jo reklame! Respekt

Qytetari- Bravo per zerimin e energjise elektrike per pensionistet. Por ns eshte e mundur shikoni dhe per familjet me ndihme ekonomike, familje ku femijet jane jetim nga njeri apo nga te dy prinderit, familje me persona me aftesi te kufizuara etj ns eshte e mundur dhe per kete shtrese vulnerable te sjellni pak shprese per festat e fundvitit.

Edi Rama-Mbase s'e ke degjuar me vemendje po edhe per ata eshte e njejta gje, zerim!😀

Agron Mone-Zoti Rama a e njihni ju zonen e Semanit ??? Eshte nje nder zonat qe ka votuar perher PS ,eshte nje nder zonat me taksapaguesit me te rregullt drita ,uje ,etj. Dhe pika e pare e shiut qe bie atje ikin dritat do te thote qe nuk eshte ven dore qe ne 1969..per mos te thene per gjendjen e rrugeve qe eshte katastrofe .Nje pyetje ...a duhet te votojm perseri per PS ?? .informohu njeher ...apo te fundit do jene te paret ????

Edi Rama-Me radhe, do investohet edhe atje, cfare nuk eshte bere qe nga 1969 nuk mund te behet e gjitha qe nga 2013 apo jo?

Qytetari - Z,Kryeminister,,, pershendetje ky kunikimi i juaj i përjavshëm eshte nje gje shume e mire per te sqaruar disa gjera edhe per te qare hallet me ty se per kete pune te votoi populli une personalisht jam i shqetesuar per disa gjera nga ana juaj si pershem...See More

Edi Rama- Me jep ndonje shembull konkret Andrea

Tek statusi i Rames per Reformen e Prones

Qytetari - Pas 25 vjetësh më në fund me një zgjidhje

Qytetari-Ne vitin 1946 toka i takonte atij qe e punonte ne 2016 trualli i takoon atij qe e pushton.flm

Edi Rama-Jo Evanthia, nuk ka me as pushtime as ndertime pa leje por natyrisht gjysma e popullit qe u la rrugeve dhe nuk u ndalua te beje c'te doje, nuk mund te shkulet me nga aty ku ngriti shtepine dhe normale fare qe do marre ate qe tanime i takon, patjeter!

Qytetari-Kur do behet ky proces serioz...ime me ka mbi 5 vjet qe vetem ben gjyqe per dok ordinere,vazhdimisht e njejta situate,per prona te sigurta flasim,me dok super te rregullt...

Edi Rama-Ky proces eshte bere shume serioz tanime, shko tek Agjencia ne fjale shikoje vete po nuk besove

Qytetari - Ti gëzoni raftet e pronës,më falni reformat e pronës!

Edi Rama -Faleminderit Aurel, uroj ta gezosh Vitin e Ri dhe te te sjelle edhe pak me shume humor se ky humori yt ketu quhet "kaps"😂

Qytetari: Jeni pak qeveri fasade ju!

Edi Rama-Ke te drejte, reforma e prones fasade eshte edhe afro 100 mije legalizime fasade jane, qe mos flas per shume te tjerat qe nuk diskutohet qe jane fasade😀

Qytetari-Nuk quhet legalizin kur jep nje qertifikat pa pik vlere as banka nuk e pranojn si koloteral..ke pa gjetk ne Europë te kesh shtepi me qertifikat pronësije dhe trualli esht shtet..ti duhet ti legalizoje fiks siç ka ber cdo vend I BE ti legalizoje te gjith vet'deklarimet pa perjashtim ata qe s'prekin interesat publike kuptohet..

Edi Rama-Qertifikatat e legalizimeve vlejne per hipoteken dhe jane megjithe truall!

(d.b/Shqiptarja.com)