Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama flet për një nivel tjetër bashkëpunimi të të gjithë aktorëve. Kjo është edhe arsye e largimit të tij nga posti që mbante që prej shtatorit të vitit 2013, ku Naço thekson se, akti i dorëheqjes "të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë".
 
Ja letra e plotë:

I nderuar z. Kryeministër,
 
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.
 
Duke shpresuar që  në çdo rast  ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë,
 
Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër,
 
Me konsideratë,  MINISTRI       NASIP NAÇO

letra e nacos

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)