LEZHEAutomjeti i Kryetarit të Partise Socialiste për Njesinë Administrative të Kolshit në Lezhë Andi Markut është gjetur i djegur mëngjesin e së dieles.

Makina tip "BENZ" ishte parkuar para prefekturës Lezhë, kur është shkrumbuar nga flaket e zjarrit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa zjarri është shfaqur në pjesën e motorrit për tu përhapur më pas në të gjithë automjetin. Policia nisi hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohe që i kontaktuar nëpërmjet telefonit Marku ka deklaruar se mjeti nuk ka qenë në pronësi të tij, por e mbante në përdorim prej disa kohësh.

Ai e përjashton zjarrvënien e qëllimshme, duke deklaruar se makina kishte shfaqur probleme teknike prej disa ditësh.

Por pavarësisht deklaratave të tij do të jetë ekspertiza e policisë që do të përcaktoje dhe shkaqet e zjarrit.

Andi Marku ka qenë dhe kryetar i Komunes së Kolshit nga viti 2007 deri në 2011-tes, ndërsa më herët ka punuar dhe si drejtues i policisë në disa qarqe të vendit.

[gallery]22148[/gallery]
Flet Andi Marku per Report Tv
Kreu i PS së Kolshit ka reaguar për Report Tv dhe është shprehur se djegia e makinës nuk ka qenë e qëllimshme, por defekt teknik.
“Nuk kam asnjë lloj problemi, as konflikte me njeri. Djegia e makinës, problem teknik sepse prej kohësh kishte probleme dhe nuk e kisha cuar për servis. Ishte zjarrfikësja që mbërriti me vonesë në vendngjarje”.

andi marku
(ne foto Andi Marku)

(d.b/Shqiptarja.com)