​‘Indiana Jones’ reale, viziton 6 mln
skelete në Katakombet e Parisit

​‘Indiana Jones’ reale, viziton 6 mln<br />skelete në Katakombet e Parisit
Aventurat e Indiana Jones, filmi i famshëm i Harrison Ford rivjen në aventurat reale që kjo vajzë realizon në varret e vjetra të Parisit.

Alison Teal, apo Indiana Jane, 30 vjeç nga Hawaii e SHBA ka bërë sërf për 150 metra nën tokë në katakombet e Parisit. Takimin e pati me 6 milionë skelete ndërsa këto imazhe të frikshme tregojnë sërfisten teksa ‘noton’ në varrin më të madh në botë.

Alison bëhet kështu personi i parë që kompleton një ekspeditë të tillë.

“Jam rritur me babanë që më tregonte histori për katakombet gjatë Hallouinit”.

Ajo thotë se ishte një ekspeditë e rrezikshme pasi shpellat vinin duke u zvogëluar dhe ajri rrallohej shumë.

Mbi të gjitha, kur po kthehej ajo e kuptoi se niveli i ujit po rritej. Alison ia doli dhe solli këto fotografi të frikshme e misterioze që shihni në fotogalerinë me poshtë.

[gallery]19429[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur