TIRANE- Dënohet me 8 vite burg Agnese Foure Maria Somma, që njihet si e dashura e ish-efektivit të Shërbimit Informativ Genti Roshi dhe administratoria e dy kompanive “IXY Prelude Evolution” dhe “Crofin Swiss Management”. Shtetësja zvicerane rezulton të ketë mashtruar dhe ish-drejtorin e SHISH në degën e Durrësit, Eduart Dake si dhe disa biznesmenë të tjerë. Në Shqipëri ajo njihet me emrin Anjeze Fure, dhe se pasi ka marrë një pjesë të konsiderueshme të parave të dhëna nga persona të ndryshëm është larguar nga Shqipëria, ndërkohë procesi penal kundër saj, ka vijuar në mungesë.
Në gjykatën e Tiranës, janë zhvilluar 12 seanca gjyqësore, ku në fund prokurori i dosjes Etion Kapo, kërkoi dënimin e shtetases zvicerane me 12 vite burg, ndërkohë gjykata vendosi ta dënojë atë me 12 vjet për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha financiare”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar zvicerania u dënua përfundimisht me 8 vjet burg. Anjeze Fure është shpallur fajtore për rreth katër raste ku mësohet se ka mashtruar ish-drejtorin e SHISH Eduard Dake, të cilit i ka marrë 30 milion lekë dhe 6 milion lekë të tjera i ka marrë, i dashuri i saj Genti Roshi, ky i fundit i përfshirë në plagosjen e Eduart Dakes. Ndërkohë personat e tjerë të mashtruar janë Kastriot Zaka, Aleksandër Jorgoni, Enkeleda Jorgoni dhe Mikaelo Terpo.
Disa prej personave të mashtruar nuk janë paraqitur në gjykatë për të dëshmuar. Vendimi i dënimit të saj është dhënë nga gjykata e Tiranës, pas kthimit të çështjes nga gjykata e Apelit Tiranë, pasi më parë kjo shtetase është dënuar me 11 vite burg për të njëjtën akuzë.
Agjenti në kompani
Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasja zvicerane Agnese Foure Maria Somma ka pasur si anëtar të këshillit mbikqyrës ish-agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror Genti Roshi. Me këtë të fundit mësohet se e dënuara kishte një lidhje intime, dhe se në pjesën më të madhe Roshi dilte garant tek biznesmenët e ndryshëm duke dhënë siguri që nëse do jepnin shuma të mëdha financiare do hynin aksionerë në dy kompanitë tregtare “IXY Prelude Evolution” dhe “Crofin Sëiss Management” që zotërohen nga shtetësja zvicerane. Kështu ka ndodhur dhe me rastin e ish-drejtorit të SHISH Eduart Dake, i cili duke marrë garancinë e vartësit të tij Roshi, ka vendosur të japë sasinë prej 30 milion lekë në adresë të shtetases zvicerane. Mirëpo koha ka kaluar dhe sërisht Dake dhe biznesmenët e sipërcituar nuk janë futur aksionerë.
Nga ana tjetër e dënuara me 11 vite burg Agnese Foure Maria Somma, ka marrë sasinë e lëkevë dhe është larguar jashtë Shqipërisë. Ndërkohë në Shqipëri ka lindur një konflikt i ashpër mes Eduart Dakes dhe vartësit të tij Genti Roshi. Dake ka vendosur të kallëzojë në prokurorie Roshin dhe të dashurën e tij zvicerane, dhe pa kaluar shumë kohë nga ky kallëzim Dake është qëlluar me plumba nga Roshi. Në dëshminë e tij dhënë në polici, Dake pretendon se atentati lidhet jo vetëm me kallëzimin për zviceranen por edhe për dy ngjarje të tjera që u kanë ndodhur drejtuesve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Vendimi i gjykatës
Gjyqtari Gerd Hoxha ka vendosur të pranojë kërkesën për dënimin me burg të biznesmenes zvicerane, që mashtronte shtetasit Shqiptarë. Prokuroria e çështjes ka kërkuar dënimin me 12 vjet heqje lirie, ndërkohë që kjo kërkesë në vendimin e gjykatës së Tiranës është ulur me 4 vjet, duke shpallur fajtore shtetasen zvicerane dhe dënuar me 8 vjet heqje lirie. Në këtë proces gjyqësor Agnese Foure Maria Somma, nuk ka qënë prezent në asnjë nga seancat gjyqësore për shkak të largimit nga Shqipëria.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com