DIBËR - Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi elektoral në Maqellarë ku shoqërohej nga kandidati i djathtë për Bashkinë e Dibrës, Ilir Klosi. Duke akuzuar Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për blerje vote, Mediu u bëri thirrje qytetarëve që më 21 qershor të tregojnë se nuk mund  të lejojnë që t`u tjetërsohet vota.

“Ka tendencë të qartë të LSI-së edhe të PS-së në të gjithë Shqipërinë për të na bërë ne qenie që shitemi dhe blihemi. Ata arritën të blejnë deputetë, ata arritën të blejnë kryetare bashkie. Njerëzit që i kanë votuar, i kanë votuar ata për t’u shërbyer atyre dhe jo pazareve të pushtetit”, u shpreh Mediu.

“Banditët janë rikthyer prapë  për të blerë votat tona, për të intimiduar votuesit, janë bërë kanceri që po përpiqen ta përhapin në të gjithë Shqipërinë për të blerë votën tuaj,  jetën tuaj, shpirtin tuaj, dinjitetin tuaj”, përfundoi kreu i PR-së.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)