Integrimi euro-atlantik i vetmi drejtim strategjik për Ballkanin dhe përfundimi i procesit të njohjes së Kosovës, ishin dy pikat kryesore të fjalimit të Ilir Metës në konferencën e 7-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Budapest.
“Nuk duhet të harrojmë se ku ishte rajoni para 15 viteve, dhe ku jemi sot. Të gjithë vendet janë të lidhura ngushtë përmes një marrëdhënieje kontraktuale me Bashkimin Evropian në një rrugëtim solid integrimi”,- tha Meta.
Në fjalën e tij Meta tha se, Shqipëria ka bërë progres të madh, por vendi ka ende sfida përpara të cilat shtoi ai duhet të përballohen bashkë me vendet e Ballkanit.
Një tjetër teme për të cilen u diskutua ishte edhe terrorizmi, nacionalizmi dhe populizmi që sipas kreut të Kuvendit cënojnë sigurinë rajonale. Më tej, Meta tha se ndërlidhja infrastrukturore, forcimi i ligjit dhe demokracisë janë kycce për zhvillimin ekonomik të Ballkanit.
“Nëse duam t'i japim fund njëherë e përgjithmonë çdo tendence populizmi, nacionalizmi kulturor dhe tensionesh etnike, duhet të rrisim ndërlidhjen në drejtim të transportit, energjisë, tregtisë, mobilitetit njerëzor, kulturor dhe arsimor, dhe njëkohësisht të forcojmë parametrat e qeverisjes, sundimin e ligjit dhe respektin për të drejtat themeltare”, tha Meta.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com