LEZHE-Njëri prej të arrestuarve si autor i minave me telekomandë është Stavro Kotorri, djali i biznesmenti të ndërtimit Hikmet Kotorri që u vra në 2013.

Ditën e sotme në Lezhë u gjetën 9 mina me telekomandë ndersa ne pranga rane 21-vjeçari Franko Çinari dhe 18-vjeçari Stavro Kotorri, të dy banues në Tiranë.
 
Shqiptarja.com meson se, Stavro Kotorri eshte djali i biznesmenti të ndërtimit Hikmet Kotorri që u vra në vitin 2013.

Për të zbuluar këtë grup që shiste mina është përdorur një agjent i infiltruar i i policisë. Agjenti ka rënë në kontakt më anëtarët e grupit dhe ka kërkuar një minë. Më pas i gjithë grupi është vendosur nën përgjim derisa u arrit të zbulimi i autorëve.

[gallery]22220[/gallery]
Hikmet Kotorri u vra 4 vite më parë në banesën e tij në Tiranë me 7 plumba dhe në atë kohë u dyshua një atentat për shkak të konflikteve që kishte biznesmeni i ndërtimit për një truall pranë Ambasadës Amerikane.

Biznesmeni i ndërtimit u ekzekutua në oborrin e pallatit të tij në rrugën “Besnik Sykja” vitin 2013 me 7 plumba, ndërsa ka qenë duke folur në telefon me një mikun e tij nga Kukësi.

hikmet kotorri
Biznesmeni i vrarë në 2013, Hikmet Kotorri, babai i Stavri Kotorrit

Stavro Kotorri 18 vjeç është arrestuar sot bashkë me një të ri tjetër teksa transportonin një çantë me 9 mina me telekomandë.

[gallery]22214[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)