Këshilli i Bashkisë së Tiranës bashkë me vendimin për parkingjet me pagesë në 71 rrugët kryesore të Tiranës ka miratuar dhe indeksimin e pagës për punonjësit. Përjashtim nga efektet e këtij vendimi bëjnë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj dhe nënkryetarët.

“Ju kërkoj që të bëjmë një amendim ku kryetari i bashkisë dhe nënkryetarët e bashkisë që janë titullarë politikë, të përjashtohen nga indeksimi i pagave që propozon ky projektvendim. Për pjesën tjetër që është administrata e bashkisë, për këdo që ka punuar një ditë në shtet, dua t’i jap një të drejtë , indeksimi pagave është një rutinë që ndodh, ju e dini fare mirë, ka inflacion në Shqipëri prej 2­3% dhe ka 7vjet që nuk është bërë indeksimi i pagave”, tha Veliaj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)