TIRANE-16 vjeçares Blerta Pepa e cila një ditë më parë humbi jetën pranë spitalit continental në Tiranë i është injektuar ilaci Dantrolen në sallën e operacionit pas shenjave të hipertermisë.
Burime për Report Tv nga Instituti Mjekësisë Ligjore sqaruan se pas ekspertizës ka rezultuar prani Dantroleni në trupin e të ndjerës ndërsa shkak zyrtar i vdekjes është konfirmuar hipertermija malinje.
Këtë të mërkurë ka mbërritur në prokurori dosja dhe kartela mjekësore e Blerta Pepës nga ku rezulton se ajo vuante nga alergjia e shkaktuar prej pluhrave.
Ndërkohë komplikacionet sipas dëshmive të mjekëve ajo i ka shfaqur 4 orë pas hyrjes në operacion dhe rreth orës 23:30 gjendja e saj është përkeqësuar duke shkaktuar zyrtarisht vdekjen në ora 01:00 më 16 Maj 2017.
Sipas prokurorisë pjesë e hetimeve do të jenë procedurat spitalore të ndjekura me pacientet Blerta Pepa analizat e kryera dhe për to do të pyeten mjekët, stafi i spitalit, familjarët dhe stafi që ka asistuar në sallë si ndihmës mjekë dhe infermierë.
Në pretendimet e familjarëve që pritet të marrë përgjigje nga hetimet e prokurores Anila Galanxha është dhe shtyrja e operacionit në kohë pasi ishte planifikuar të niste në ora 10:00 më 15 Maj por ka nisur pasditen e 15 Majit në ora 19:00.
Hetimet për këtë rast i ka nisur policia e komisariatit numër 1 në tiranë ndërsa dosja është referuar me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.
ReportTv ka mësuar se pas operacionit mjeku Gjerman dhe mjeku Grek janë larguar nga shqipëria dhe në momentin që ata do të merren në pyetje prokuroria do të dërgojë fletëthirrje.
Ndërkohë ende në gjendje të rëndruar paraqitet situate shëndetësore e mjekut anestezist Tefik Zhurda i cili pas vdekjes së pacientes Blerta Pepa tentoi vetëflijimin me lëndë anestezie.
Dajat i Blerta Pepa: Dantrolenin ia injektuan, por nuk bëri dobi tek Blerta
Artjon Shkoza, daja i Blerta Pepës hoqi paralele mes rastit të Denis Alimadhi që humbi jetën para disa vitesh nga mungesa e Dantrolenit, e theksoi gjatë ditës së djeshme se mbesës iu injektua ilaçi dantrolen, por pa dobi.
Pyetjes se çfarë e shkaktoi këtë, Artjoni tha se kishte qenë temperatura e lartë.
“Kishte pasur temperaturë të lartë, rast që është 1 në 1 mijë por ja që kishte ndodhur. Dhe bënë analogji me rastin e fëmijës që vdiq nga një operacion në spital shtetëror ku u operua për kapakët e syrit dhe aty u tha se nuk kishin ilacin disponues që duhet ta bënin kur kishte komplikime të tilla kurse në rastin e Blertës e kishin, e bënë por ajo nuk doli gjallë nga operacioni”.
Anestezistja Adriana Misja për Report Tv: Dantroleni nuk jep 100 % garanci
Dantroleni është i vetmi medikament që përdoret në rastet kur haset hipertermi malinje, por dhe si i tillë nuk garanton 100 sukses. Ky është konfirmim i mjekes anesteziste Adriana Misja, e cila e sqaroi këtë për Report Tv.
“Dantroleni përdoret atëherë kur shfaqet, me gjithë përdorimin e tij nuk është 100% shpëtues i situatës”, shprehet Misja.
Dantroleni është antidot për krizën e hipertermisë malinje. Dhe konsiderohet si guri i themelit të suksesit të trajtimit të hipertermisë malinje.
“Hipertensioni malinje është një komplikacion shumë i rëndë që ndodh fatmirësisht shumë rrallë gjatë anastezisë. Është pothuajse e paparashikueshme ta parandalosh apo ta mendosh që do ndodhi dhe ka një mortalitet shumë të lartë në të gjithë botën”, tha për Report Tv Adriana Misja.
/Shqiptarja.com

VIDEO