​Në Shtëpinë e Bardhë, në
dhomat ku jeton familja Obama

​Në Shtëpinë e Bardhë, në<br />dhomat ku jeton familja Obama
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet presidenciale dhe largimi nga Shtëpia e Bardhë, revista e famshme e arktitekturës e dizajnit, “Architectural Digest” pasqyron ambientet ku jeton familja Obama.

Në fotot që sjellim më poshtë, bie në sy se eleganca por dhe tradicionalja janë ndërthurur bukur në çdo modelim të dhomave ku familja prej 4 anëtarësh jeton çdo ditë.

Për cilindo që beson në fuqinë e dizajnit arrin të vlerësojë stilin e përdorur në çdo mobilje, akesorë si qilimat e deri tek veprat e artit të shekujve të ndryshëm që varen në mure.
Për një sy të lirë, kuptohet që ambientet janë komode dhe mikpritëse. Nuk është çudi që vendime të rëndësishme për fatet e popullit amerikan të jenë ndërmarrë në atë divan që shihni në setin fotografik, apo në atë tavolinën e ngrënies, ku familja preferon që vaktet kryesore, t’i kalojnë sëbashku.

Revista thekson se Michelle Obama ishte shumë e interesuar për dhomat e vajzave të saj, por dhe për komoditetin në banesë. Ku ka komoditet ka familje të lumtur, thotë “Architectural Digest” duke përcjellë këto imazhe.

[gallery]19463[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois