Deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj i ka kërkuar Partisë Demokratike që të mos përdorë imazhin e tij për të thirrur njerëzit në protestën e 8 dhjetorit. Ndocaj ka paralajmëruar PD-në se do të dështojë të nxjerr njerëz në shesh duke përdorur figurën e tij pasi siç tha është popullor dhe pozitiv.
“Pak dite na ndajnë nga 25 vjetori i rrëzimit të regjimit komunist. Partia Demokratike i thërret qytetarët në protestë duke përdorur imazhin tim. Unë, jam popullor e pozitiv tashmë dhe përdorimi i imazhit tim do të jetë një dështim për ta. Unë, e di se ata janë në kërkim të një lideri, por sigurisht ai nuk jam unë”, u shpreh Ndocaj gjatë seancës maratonë për miratimin e buxhetit 2016.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com