Nëna e kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika”, shprehet se djali i saj ka disa kohë që as nuk ha dhe as nuk fle. Aristi Cipras, tregon se ai nuk ka as kohë për të parë nënën e tij, por pavarësisht kësaj ajo e ka mendjen gjatë gjithë kohës tek ai.
“Ka mbajtur të gjithë peshën e vendin mbi shpatulla. Ka kohë që as nuk ha dhe as nuk pi”, tregon nëna e kryeministrit.
Nga ana e saj, Aristi thotë si i ka kërkuar të birit që të bëjë më të mirën për vendin e tij, por i ka kërkuar gjithashtu që të kujdeset dhe për veten.
Përgjigja e tij ka qenë kjo: Mos u shqetëso, çdo gjë do të jetë në rregull!
Nëna e Aleksis Cipras është një refugjate dhe kur pyetet se a e imagjinonte se djali i saj mund të bëhej kryeministër ajo përgjigjet: Nuk e mendoja kurrë që do të arrinte kaq lart. Ndonjëherë mendoj se nëse qenka kaq e vështirë më mirë të mos ishte bërë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com