Nga një punonjëse e thjeshtë në një spital, Deborah Goldberg nga Massachusetts u bë milionere me plot 758.7 milion dollarë.
Fituesja ka zgjedhur të luaj me datat e ditëlindjes, me një biletë të thjeshtë.
Mesa duket, gjëja e parë që Deborah bëri ishte ajo që do të bënte secili nga ne: Deborah njoftoi shefin e saj, se nuk do të kthehej më në punë.
“E telefonova dhe i thashë që nuk vij më. Doja vetëm të ulesha dhe të qetësohesha.”- është shprehur gruaja pasi ka mësuar lajmin e madh.
Wanczyk zgjodhi të merrte shumën prej 480 milion dollarëve, që pas zbritjes së taksave shkonte diku tek 336 milion dollarë.
Fituesit që zgjedhin t’i marrin paratë menjëherë, iu zbritet një shumë e caktuar përveç taksave, ndryshe nga ata të cilët i marrin paratë e fituara përgjatë 3 dekadave.
(Deborah Goldberg gjatë marrjes së çekut)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com