​Noizy flet për sherrin: Cozman na
provokoi, të dali videoja

​Noizy flet për sherrin: Cozman na<br />provokoi, të dali videoja
Reperi Noizy ka treguar për herë të parë për atë që ndodhi në Prishtinë ku mbeti i plagosur me një plumb.

Duke folur në një emision televiziv në një lidhje me Skype nga Milano, ai ka treguar se nuk kishte asgjë me Cozman dhe se nuk kishte dijeni se pse kishte ardhur ky i fundit me një makinë dhe me armë në vendin ku po qëndronte. Noizy tregon se makina me reperin Cozman dhe me disa të tjerë ka ardhur me shpejtësi dhe ka përplasur me pasqyre, njërin nga shokët e tij. Reperi tha se Cozman dhe personat e tjerë i kishte shikuar me qindra herë në Shqipëri dhe nuk i kishte ngacmuar, madje ai thotë se për shkak të tij, Cozman nuk është prekur gjatë kohës që ka qenë në Shqipëri.

Noizy kërkoi me ngulm dhe bëri thirrje që xhirimet e kamerave të sigurisë të hotelit “Swiss Diamond” të gjenden dhe në këtë mënyrë do të mësohej e vërteta se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars. “Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më”, deklaroi Noizy. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois