PUKË – Një 72-vjeçar është pakur me një arsenal armësh gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij pas një zënke me një të afërm për çështje pronësie.
 
Mhill Dodaj u konfliktuar me të afërmin e tij, Gj.D., për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pronat e tyre. Gj.D., ka njoftuar policinë për sherrin dhe kjo e fundit ka shkuar në banesën e 72-vjeçarit.
 
Pas kontrollit të ushtruar në sallën e bagëtive u gjetën një automatik kallashnikov, dy karikatorë me fishekë, një kuti me 200 fishek M-56 dhe
një pistoletë "Valter" gjermane, me një karikatorë me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

armet puke
*Armët e sekuestruara

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)