Pezullohet nga puna numëri 2 i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
 
Kreshnik Totaj Drejtori i Menaxhimit të Riskut, një ndër sektorët kyç të AKU-së është pezulluar pasi ka thyer etikën dhe disiplinën.
 
Pezullimi është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së.
 
Ditën e hënë do të mblidhet komisioni me përfaqësues të AKU-së dhe të Departamentit të Administratës Publike, ku do kërkohet shkarkimi nga puna i nr.2 të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
 
Emri i Kreshik Totaj është përmendur edhe në skandalin e denoncuar pak ditë më parë nga një emision investigativ që nxori për disa subjekte që prodhonin qoftë jashtë standardeve, të cilat më pas u bllokuan nga AKU. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com