Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Pogradecit kanë bërë të mundur paraditen e së martës parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti mes dy personave.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari Mario Xhangolli, i cili ishte në zotërim të armëve të ftohta dhe kishte sulmuar një person tjetër 28- vjeçarin me inicialet F.M.

Policia sqaron se: “Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues shtetasin F.M dhe tjetri me drejtues babain e shtetasit Marjo Xhangolli, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga Xhangolli. Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasje me dashje e mbtur në tentativë”.

pogradec plagosje me thike
(Arma e përdorur nga Xhangolli)

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)