Policia e Shtetit ka nisur operacionin për rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të Cannabisit si dhe magazinimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Raportohet se operacioni është zhvilluar nga ajri, deti dhe toka, ku janë identifikuar në Dukagjin 920 bimë Cannabis Sattiva. Bimët narkotike janë evidentuar prej patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës në luginën e Qershisë në Shosh-Dukagjin.
Për të ndjekur këtë operacion, në Dukagjin ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Alton Qato, si dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka.
Bëhet e ditur se operacioni anti-kanabis do të vijojë deri në kontrollin e plotë të territorit të vendit.
[gallery]22889[/gallery]
Njofitmi i plotë i policisë:
Operacion masiv antikanabis në shkallë vendi.
Operacioni për rikontrrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të Cannabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30.06.2017.
Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva.
Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.
Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin. Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë .
Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.
Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.
Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Reneas, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.
Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit. Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO