​Portali i Shkëlzenit: Ilir Meta
po tallet me PD, nuk na duhet

​Portali i Shkëlzenit: Ilir Meta<br />po tallet me PD, nuk na duhet
Partia Demokratike duket se ka humbur durimin duke pritur pafund që Ilir Meta të zgjidhë marrëveshjen e koalicionit me Edi Ramën.
 
Zhgënjimi i madh ndodhi sidomos pas seancës së të martës, para së cilës, mediat pranë LSI-së, ndoshta me “leje” të Metës, përhapën lajmin se LSI do të tërhiqej nga qeveri, shkruan gazeta Tema.
 
Dhe më 11 prill, shumë drejtues të PD shfaqeshin të lumtur, madje në rrjetet sociale shkruanin se 11 prilli ishte dyfish i hidhur për Ramën: Së pari sepse në këtë datë ka vdekur Enver Hoxha, dhe së dyti se do të rrëzohej qeveria.
 
Por kjo gjë nuk ndodhi.
 
Jo vetëm kaq, por edhe të enjte u mbajt një seancë normale parlamentare, ndërkohë që PD vazhdon të qëndrojë në bulevard.
 
Dhe pikërisht kjo “zbutje” e Metës nga qëndrimet e tij të mëparshme, ka tërbuar demokratët.

Por dakordësi brenda koalicionit ka edhe përsa i takon zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm. Jo më larg se sot në mesditë, kryeministri Edi Rama u shpreh se presidenti do të zgjidhet nga PS-LSI.

Edhe ky kompromis i maxhorancës duket se ka shuar shpresat e demokratëve te Ilir Meta. 
 
Aq sa portali që financohet nga Shkëlzen Berisha, ka bërë thirrje sot që PD të mos presë më Metën dhe të bëhet si Uliksi, pasi sipas këtij portal, Meta po luan dhe tallet me PD-në.
 
Kemi të bëjmë me një farsë, e cila po parapërgatit Farsën e Madhe për zgjedhjet e 18 Qershorit.
 
Ajo që ka rënë gjithashtu në sy gjatë këtyre ditëve është, se me në krye kryetarin, drejtuesit e kësaj partie në fakt kanë nisur fushatën elektorale. Tirana dhe gjithë qytet kryesore në vend janë mbushur me zyra të LSI-së, të cilat gëlojnë nga militantët. Meta nuk ka ditë që nuk zhvillon takime me  gra e të rinj lësëistë, ku mban fjalime teorike, për “të mirën e të keqen”, demokracinë në përgjithësi, si duhet të jetë ajo, për të ardhmen ideale të vendit etj,etj. Por çuditërisht “harron” të përsërisë ato që ka deklaruar vetëm një javë më parë plot forcë e nerv se; vendi është në krizë të thellë, se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën… Asnjë fjalë për rrezikun në horizont, nëse Rama do të vazhdojë në këtë rrugë. Madje ashtu si po duken gjasat, qëndrimi i tyre ka bërë prapakthehu edhe për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.
 
Se cilat janë arsyet e vërteta të kësaj loje të dyfishtë që po aplikon Ilir Meta, do të mësohen shumë shpejt në ditët në vijim. Një gjë tashmë është e sigurt; që kauza e opozitës dhe një shumice të madhe të qytetarëve, nuk mundet dhe duhet më, që të vetë investohet te ky faktor
”, shkruan ky portal, që e mbyll shkrimin e vet kështu:
 
“Ilir Meta ndoshta është duke realizuar “kurdisjen” e radhës. Se te cilin mulli do ta çojë këtë herë ujin LSI-ja, pak rëndësi ka. Opozita ashtu si Uliksi duhet ti dyllosë veshët, për këngën e sirenës LSI. Ajo e ka tashmë një pakt dhe marrëveshje; me popullin, aleatët e saj besnik në opozitë dhe miqtë ndërkombëtarë, që janë më të fuqishëm se sa e mendon Edi Rama dhe Ilir Meta”./Tema

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg