​Prish mitingun e Hasan Halilajt 
arrestohet në flagrancë 46-vjeçari

Kukës – Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi ka penguar mbarëvajtjen e një takimi elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian”, për Bashkinë Kukës, Hasan Halilaj.
 
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, ku G.A., banues në Durrës, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka penguar takimin e Halilajt me banorë të zonës Shtiqën, thuhet në komunikatën e Policisë së Qarkut Kukës.
 
Arrestimi i 46-vjeçari u bë disa orë më pas (23:30), ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

Ndërkohë, dje kryetari i LSI në Kukës, Qemal Elezi dhe kryetari i PS-së, Ylber Duraku dolën në një konferenca për mediet, duke dënuar këtë akt, e cila sipas tyre është dirigjuar nga Partia Demokratike dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka. 

Por, Elezi dhe Duraku folën për “tentativë dhune”. Sipas LSI-së dhe PS-së në Kukës, gjatë takimit një person është afruar me shpejtësi me automjetin e tij dhe ka tentuar që të godasë me telefon kandidatin Halilaj, por që nuk ia ka arritur. 

Shtiqën
(Takimi elektoral në Shtiqën)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen