​PS nis analizën në të 12 qarqet e
vendit mbi rezultatin e zgjedhjeve

​PS nis analizën në të 12 qarqet e<br />vendit mbi rezultatin e zgjedhjeve
Partia Socialiste ka nisur analizën në të 12 qarqet e vendit mbi rezultatin e 25 qershorit, duke evidentuar kontributin, suksesin apo dështimin e çdo funksionari.
 
Report TV ka mësuar se kryetari i këtij grupi pune, Fatmir Xhafaj ka shpërndarë detyrat për anëtarët e tjerë, të cilët kanë nisur takimet sipas qarqeve. 

Kështu, vetë Xhafaj së bashku me Ana Dhamon, do të bëjnë analizën e qarkut Berat dhe Fier. 

Arben Kamami do të analizojë rezultatin në qarqet Dibër dhe Kukës. Ilir Pendavinji po punon për raportin analitik në qarqet Elbasan dhe Korçë. 

Flamur Golemi po kryen analizë për qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, kurse Alket Hyseni në Shkodër dhe Lezhë.
 
Sekretarja e koordinimit elektoral, Blerina Gjylameti po punon me qarqet Tiranë dhe Durrës. 

Takimet e para janë kryer dhe to kanë marrë pjesë drejtuesit e qarqeve, deputetët fitues, kandidatët jo fitues dhe skuadrat elektorale në prani të të dërguarit të kryesisë. 
Në analizë janë marrë votat për çdo zonë zgjedhore dhe janë krahasuar shtesat apo uljet krahasuar me vitin 2013 dhe 2015, duke i lidhur këto ngushtë me kandidatin përgjegjës të zonës. 

Këto analiza që evidentojnë kontributin e gjithsecilit, do të shërbejnë si busull për promovimin në detyra shtetërore të qeverisë “Rama 2” të shtabit elektoral. 

Të dhënat e çdo qarku do të përmblidhen në një raport kombëtar i cili do t’i prezantohet asamblesë kombëtare të PS-së, e cila do të mblidhet në fund të gushtit. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë