PUKË- Rreth 170 kilogramë drogë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 46 kallëpe tritol , është sekuestruar nga policia këtë pasdite në Pukë.

Droga dhe tritoli u gjetën nga policia në shtëpinë e katër vëllezërve në Lagjen Bibaj,  me inicialet P. K, Gj. K, P. K, P. K., të cilët janë shpallur në kërkim nga policia, por nuk dihet ende nëse i përkasin atyre apo jo.

170 kilogramët e drogës, në formën e boçes, ishin futur në 11 thasë dhe në një fuçi plastike, ndërsa tritoli ishte futur në dy thasë me peshë totale rreth 37 kilogramë tritol.

Lënda narkotike dhe lënda eksplozive u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të vërtetuar implikimin ose jo të pronarëve të banesës të shpallur tashmë në kërkim nga ana e Policisë.

[gallery]22884[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com