​Puna e parë e Veliajt si kryebashkiak

Erjon Veliaj ma marrë sot zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut të Tiranës pas betimit. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se është koha që të fillohet nga puna që sot dhe me sa duket, ai ia ka nisur me një simbolikë shumë domethënëse.

Veliaj, ka zgjedhur që punën e tij të parë në krye të bashkisë më të madhe në vend ta nisë me riparimin e orës në kullën e Sahatit të Tiranës.

ora e saharitLajmin se rregullimi i orës së Kullës së Sahatit ishte vendimi i tij i parë si kryebashkiak i Tiranës, Veliaj e ka dhënë vetë në Twitter. “Kryeqytetit s’mund ‘t’i ngecë ora”. Një punë e vogël si ditë e parë. Faleminderit mjeshtër Johani”, shkruan Veliaj në Twitter.

Ora do të shërbejë jo vetëm për të orientuar qytetarët për kohën e saktë, por vjen edhe si një ogur i mirë për të nisur punën e mbarë në Bashkinë e Tiranës.

sahati

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan për spiunazh pasi hynë në Uzinën e Armëve Gramsh, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim

Elbasan/ Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan për spiunazh pasi hynë në Uzinën e Armëve Gramsh, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim