KINË-Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës ka parashikuar  se afërsisht 1/10 e popullsisë së vendit do të udhëtojë gjatë pushimit treditor me rastit të festës së 1 majit që fillon të shtunën dhe mbaron ditën e hënë.

Numri i turistëve pritet ti  kalojë 130 milionë, shifër kjo rreth 11% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga analizat e bëra parashikohet se turistët kinezë do të shpenzojnë mbi 11 miliardë dollar gjatë 3 ditëve të pushimit.

Pothuajse mbi 1 miliardë dollar më shumë se në vitin 2016.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com