​Rama i rikthehet Liceut, i puth
dorën pianistes së vogël

​Rama i rikthehet Liceut, i puth<br />dorën pianistes së vogël
Fotot të ditës ka veçuar njërën prej tyre. Një pianiste e vogël pasi ka mbaruar performancën ka takuar kryeministrin e cili nuk ka ngurruar t’i puthë dorën që luajti pjesën muzikore.

Edi Rama dikur ka studiuar në Liceun Artistik, ‘Jordan Misja’ në Tiranë, dhe pas shume vitesh rikthehet në godinën e shkollës ku mësoi si të realizonte penelatën e parë.

Në një set fotografish, kryeministri e prezanton vetë vizitën në Lice dhe godinën e rikonstruktuar.

“Në Liceun Artistik “Jordan Misja”, një ndër vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare, që është transformuar rrënjësisht, pas dekadash rrënimi të vazhdueshëm për shkak të mungesës së plotë të vëmendjes.

Liceu tanimë ka atelietë, klasat dhe 22 pianot e reja (pas afro gjysmë shekulli pa asnjë piano të re), për formimin me cilësi të gjeneratave të reja të artistëve. Shumë shpejt, ky transformim do të përmbyllet edhe me sallën e re të koncerteve, audicioneve dhe aktiviteteve të tjera publike”, shkruan Rama.

[gallery]19378[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima