Kryeministri, Edi Rama dje gjatë një vizite 1-ditore në Gjermani është takuar me Kancelarin e landit të Hessen, Volker Bouffier si edhe me Kryetarin e Parlamentit rajonal Norbert Kartmann, në kuadrin e programit të takimeve për të zhvilluar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe landeve gjermane.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare me Gjermaninë, rritja e investimeve gjermane në Shqipëri, si edhe rritja e bashkëpunimit për arsimin profesional me qëllim rritjen e cilësisë së krahut të punës, që për një sërë zanatesh mund të integrohet ligjërisht në tregun gjerman, kanë qenë fokusi i vizitës”, shprehet Rama në një status në Facebook.

Gjithashtu, Rama shprehet se kanë biseduar dhe për krizën e refugjatëve dhe azilkërkuesit shqiptarë.

“Për sa i takon azilkërkuesve shqiptarë ka një përgjysmim të kërkesave dhe tendenca e rënies vazhdon. Por ka shumë rëndësi që Gjermania ka ndërmarrë hapa të mirëpritur qoftë për të lehtësuar aksesin në tregun e punës atje të punëkërkuesve të ligjshëm, qoftë për të mbështetur më fort vendet e Ballkanit në rrugën e rritjes ekonomike”, shprehet Rama.

rama
Foto të tjera

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)