Gjatë vizitës në Kukës, kryeministri Edi Rama është ndalur në sheshin e qytetit të Kukësit. Investimet e programit të qeverisë për rilindjen urbane parashikon që rikonceptimin e shëtitores dhe parku në një projket që kap një vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

“Është shumë e rëndësishme që ka një zhvillim kaq intensiv të një pjese të konsiderueshme të territorit të qytetit në kuadër të rilindjes urbane. Jam i bindur që siç ka ndodhur me qytetet e tjera, ky transformim që ne i kemi dhënë Kukësit, për të kaluar në një fazë tjetër të zhvillimit urban, do të sjellë më shumë energji pozitive, më shumë ekonomi, më shumë biznes të vogël dhe padyshim, edhe më shumë njerëz drejt Kukësit ku ka jo pak gjëra për të parë e për të zbuluar rreth e rrotull,” u shpreh Kryeministri.
 
Rama garantoi për ndërhyrje të tjera vitin e ardhshëm për të gjithë bashkinë e re të Kukësit. Punimet parashikojnë një shndërrim ideor dhe arkitektonik të plotë të sheshit “Skënderbej” në një sipërfaqeje prej 29 mijë m2, ku përfshihen asfaltimi dhe ndërtimi i trotuareve të rrugës “Eksod 99”, trajtimi i fasadave të pallateve dhe të godinave të institucioneve publike në anë të rrugës. Po ashtu e gjithë sipërfaqja do të jetë e shtuar në gjelbërim dhe në punimet që po kryhen parashikohet dhe ndriçimi i shëtitores dhe parkut rekreativ.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)