Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për herë të parë për akuzat e opozitës për shefin e kabinetit të tij, Pirro Vengu, i cili është thirru për të kryer shërbimin ushtarak nga shteti grek.
Bushati, duke e cilësuar Vengun si një nga punonjësit më të devotshëm të institucionit që drejton tha se gjithçka është një spekulim.
“Mund të them që shefi im i kabinetit është një nga punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptar. CV mund t’ua vendos në dispozicion shqiptarëve. Çdo gjë tjetër është spekulim, pasi idiotët e nevojshëm të fqinjëve vazhdojnë që të gjallojnë”, tha Bushati.
Lidhur me kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen pas kësaj, Ministri i Jashtëm u shpreh se, është gati të japë shpjegime për këtë çështje.
“Kjo është një çështje e sqaruar nuk kam pse të prononcohem. Kërkesën e opozitës për dorëheqje e kaloj me një buzëqeshje. Jam gati në çdo moment që të kërkohem institucionalisht për të dhënë shpjegime për këtë çështje që nuk më përket mua, pasi është në përputhje me legjislacionin dhe ligjin e jashtëm”, deklaroi me tej Bushati.
Shefi i kabinetit të Bushatit rezulton me nënshtetësi greke dhe për këtë arsye Greqia i kërkon të kryejë detyrimin e shërbimit ushtarak. Detyrimi ushtarak në Greqi është 3 – 6 muaj, për të gjithë ata që kanë dy nënshtetësi, deri në moshën limit 35 vjeç. Dhe meqenëse Shefi i Kabinetit të Ministrit Bushati është 29 vjeç, atij do t’i duhet të gjejë me të vërtetë një arsye të fortë, për të mos e kryer atë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com