​Rezultati i zgjedhjeve të 25
qershorit, dorëhiqet kryetari i APD

​Rezultati i zgjedhjeve të 25<br />qershorit, dorëhiqet kryetari i APD
Bilal Kola, themelues dhe drejtues i Aleancës Popullore për Drejtësi, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai thotë se vendimi ka ardhur pas një reflektimi të thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit.

Postimi i Bilal Kolas në facebook
Te dashur Miq!
Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!
Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!
Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.
Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD. Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.
Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!
Me mirenjohje te thelle,
Juaji Bilal Kola

bilal kola fv

Postimi i Bilal Kolas  në facebook

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr