Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka miratuar disa sanksione kundër Turqisë lidhur me rrëzimin e avionit në kufi me Sirinë. Por, sanksionet nuk janë të atyre përmasave të paralajmëruara.
Urdhri i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë ruse këtë të martë, ndalon importin e produkteve agrokulturore nga Turqia që prej 1 janarit 2016 dhe ndalon udhëtimet me çarter në Turqi që prej 1 dhjetorit.
Sanksionet nuk përfshijnë projektet e rëndësishme energjetike si gaz sjellësi Turkish Stream apo ndalimin e importit të limonëve apo frutave të thata që Rusia importon me shumicë nga Turqia.
Në listën e produkteve të ndaluara vitin e ardhshëm janë frutat dhe perimet si domatet, qepët, kastravecët, rrushi, kajsi dhe mollë si dhe produktet e pulës dhe kripën.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com