Tirana së shpejti do të ketë një bulevard të ri, në të cilin do të ketë gjelbërim, shëtitore, korsi biçikletash dhe gjithçka që duhet në një kryeqytet.
Erion Veliaj së bashku me Kryeministrin Rama vendosën pllakën e pare në simbolikë të fillimit të punimeve më 11 janar të 2017-ës në Bulevardin e Ri të Tiranës, i cili është vazhdim i Bulevardit “Zogu i Parë”, i quajtur ndryshe “Bulevardi T”.
“Ky Bulevard do të lidhet me zonën e lumit të Tiranës, edhe me parkun qendror të bulevardit, që do të jetë ndër zonat më rezidenciale dhe zonat komerciale më interesante të qytetit tone”, është shprehur kryebashkiaku Veliaj në nisje të projektit.
Portali “Foldrejt.info”, ka publikuar disa foto ku duket qartazi se sa kanë ecur punimet në bulevardin e ri.
Në këtë fotogaleri mund të shikoni se dy krahët e pedonales ku do të kalojnë këmbësoret janë shtruar me pllaka. Ndërkohë që ka nisur mbjellja e pemëve dhe barit në dy anët e bulevardit që ndan rrugën e makinës me atë të këmbësorëve.
Nga pamjet duke se së shpejti bulevardi do të jetë funksional për qytetarët.
[gallery]22280[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO