SHKODËR- Në mbrëmjen e së mërkurës policia ka vënë në pranga dy inspektorë të Ispektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe është shpallur në kërkim drejtori Denis Malevi.
Inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me certifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat rezultojnë të falsifikuara.
Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se Dritan Geci së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.
Pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregtare, inspektorët kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së certifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë.
Në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një certifikatë shërbimi dizifektim-dezinsektim-deratizim lëshuar nga shoqëria “Neo-Vita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregtar që në datën 7 Janar 2015, kundrejt shumave të ndryshme lekësh, të cila më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com