SHKODER- Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e kësaj të premteje banesën e 74-vjeçarit Haki Hoxha në lagjen "Vojo Kushi" të qytetit të Shkodrës.
 
Pjesëtarët e familjes Hoxha kanë mundur të dalin në kohë nga shtëpia, ndërsa i moshuari ka qenë në gjumë.
 
Kur familjarët janë kthyer për të marrë 74-vjeçarin e kanë pasur të pamundur për të hyrë brenda, e për pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.
 
Të zotët e shtëpisë janë munduar se bashku me banorët e zonës për të shuar zjarrin, por gjithçka ka qenë e pamundur, pasi flakët u përhapën me shpejtësi dhe dogjën edhe dy shtëpi të tjera aty ngjitur, ndërsa rrezikuan seriozisht edhe të tjera.
 
Pamjet që sjell televizionit Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment.
 
Zjarrfikëses iu deshën më shumë se 25 minuta për të mbërritur në vendngjarje, teksa edhe kur mbërritën u vu re një mungesë e thekuar koordinimi për shuarjen e flakëve, që kishin fituar mjaft terren.
 
E ndërsa flakët bënin kërdinë një nga zjarrfikëset pësoi edhe avari, teksa uji shkonte dëm në vend që të shërbente për shuarjen e zjarrit, ndërsa pamjet që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë sqarime.
 
Mësohet se zjarri në banesë u shkaktua nga rrjedhja e gazit, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.
 
Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa mbërritja me vonesë zjarrfikëseve pati pasoja të rënda.

Thirrja e familjarëve
“Si s’po vjen njeri ktuuu, një njeri ka mbetur brenda se nuk ka marre njeri për shpi”.
Siç e degjoni dhe në video, kjo është thirrja e dëshpëruar e një gruaje në lagjen ku ra zjarri sot në Shkodër. 

Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet se është rrjedhja e gazit e një bombole gazi që familja e përdorte për gatim. Banesa ku ndodhej i moshuari ndodhet ngjitur me shtëpi të tjera private duke bërë që flakët të kthehen në kërcënim për familjet e tjera fqinje, ndërsa flakët përpinë edhe dy banesa të tjera ngjitur.

Zjarrfikësja me vonesë
Zjarrfikëset mbërritën me vonese ndaj si pasojë zjarri i rënë në banesën 2 katëshe u përhap me shpejtësi në 2 banesa të tjera ngjitur.

E ndërsa flakët bënin kërdinë një nga zjarrfikëset pësoi edhe avari, teksa uji shkonte dëm në vend që të shërbente për shuarjen e zjarrit, ndërsa pamjet që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë sqarime.

Por po sot një tjetër ngjarje me shpërthim të një bombole gazi është shënuar në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pa viktima.

[gallery]21401[/gallery]

[gallery]21400[/gallery]