​Shkon në gjykatë koncensioni
i monitorimit të lojërave të fatit

​Shkon në gjykatë koncensioni<br />i monitorimit të lojërave të fatit
Më datë 19 shtator zhvillohet seanca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të bërë nga Shoqata e operatorëve të lojrave të fatit për anulimin e pagësës së tarifave për qendrën private monitoruese të këtij sektori.

Shoqata ka kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të pagesës që u është ngarkuar kompanive të basteve për të financuar një qendër, tashmë të krijuar në formën e një partneriteti publik-privat, ku qeveria i ka dhënë dhënë krejtësisht aktivitetin përkatës një konsorciumi privat për 30 vitet e ardhshme.

Tarifat, firma fiton 2 mln euro në vit
Në mars të këtij viti, Këshilli i Ministrave shpalli si fitues të koncesionit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit të Lojërave të Fatit një konsorcium, të përbërë nga kompanitë “Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI” spolka akcyjna & “MC Networking” sh.p.k. Përfaqësuesja në Shqipëri e fituesve është kompania “Mc Networking”, me një kapital të regjistruar prej 17.9 milionë lekësh.

Duke mbledhur të ardhurat nga të tre segmentet e sektorit, rezulton që koncesionari do të arkëtojë rreth 2 milionë euro në një vit (të paktën 60 milionë euro në 30 vjetët e koncesionit).

Kundërshtimi
Por subjektet e lojrave të fatit, në ankesën e tyre, shtrojnë pyetjen: Pse duhet të paguajmë një privat, kur aktiviteti mund të organizohet nga shteti dhe institucionet e tij, të cilit ndërmarrjet e sektorit i paguajnë taksa jo të vogla pikërisht për këtë qëllim?

Sipas ligjeve fiskale në fuqi, kompanitë e lojërave të fatit paguajnë në llogarinë e Autoritetit të Monitorimit të Lojrave të Fatit (AMLF) 3% të të ardhurave bruto nga loja, por jo më pak se 1.5 milionë lekë në vit për secilin subjekt. “Rrjedhimisht, çdo shpenzim të nevojshëm që ka apo mund të ketë AMLF, si person juridik, për të kryer detyrën e përcaktuar me ligj, duhet ta mbulojë me të ardhurat që disponon në bazë të buxhetit të saj, pasi kjo është arsyeja pse shoqëritë e licencuara paguajnë tarifën 3% sipas nenit 14 të ligjit.

Në rast se një pjesë e mirë e detyrës do të kryhet nga një operator privat, me anë të sistemit online, rrjedhimisht roli i AMLF-së ulet ndjeshëm dhe, automatikisht, edhe shpenzimet e saj do të ulen, pasi nuk do të jetë më e njëjta ngarkesë pune. Atëherë nuk ka arsye pse shpenzimet e sistemit të mos paguhen nga fondi i të ardhurave të AMLF-së”, – thuhet në pretendimin e shoqatës.  

Fenomeni, shqiptarët harxhojnë mesatarisht 330.000 euro/ditë
Bixhozi tashmë është konsoliduar si një aktivitet shumë i përhapur, në një rrjet kapilar që përfshin çdo lagje, pa harruar kazinotë apo llotaritë. Sipas të dhënave të vitit 2015, pasi bilancet e vitit të kaluar ende nuk janë deklaruar në QKB, të ardhurat e 19 kompanive të licencuara në këtë fushë kanë qenë 120 milionë euro.

Kjo flet për atë, që shqiptarët kanë shpenzuar mesatarisht shifrën e jashtëzakonshme prej 330 mijë eurosh në ditë, ose 14 mijë për çdo orë të ditës. Por, Financat mendojnë se shifra e evazionit në këtë sektor është shumë e madhe, ndoshta 50-70 për qind. Në fakt, kompanitë deklarojnë zyrtarisht 20 milionë euro fitime dhe 100 milionë euro shpenzime (?!)

Industria e lojërave të fatit është një nga ato me qarkullimin më të lartë të parasë, por edhe me një numër të konsiderueshëm të punësuarish. Ligji i ri për to vendosi 31 dhjetorin 2017 si afat për zhvendosjen e kazinove jashtë qytetit. Pas një lobimi të fuqishëm pranë disa nga forcave kryesore politike në Kuvend, zbatimi i plotë i ligjit u shty për më 31 dhjetor 2018.

Ligji i ri, ashtu si dhe drafti i hartuar në kohën e qeverisjes Berisha, parashikonte ngritjen e një Sistemi Qendror të Monitorimit të Lojërave të Fatit. Ky sistem synon që të rrisë transparencën e transaksioneve që bëhen në njësitë e lojërave të fatit, duke ulur automatikisht edhe nivelin e evazionit në sektor. Por, ligji nuk parashikon hyrjen e privatëve në lojë.

Sektori i bixhozit është një ndër më informalët në vend, por edhe burim të ardhurash shumë të larta. Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet, në vitin 2013, shumëkush e mban mend operacionin “Fundi i marrëzisë”, që u paraqit si hapi i parë i zgjidhjes së problematikës gjigande të sektorit, ndjekur nga një ligj i ri. Por fakt është që, si rezultat, të ardhurat e deklaruara u pakësuan 4% (në 2015 ndaj 2014-ës), ndërkohë që vetëm një operator i madh u mënjanua nga loja.
tarife
 
Treguesit makro, borxhi publik zbret nën 67 për qind të PBB-së
 Borxhi publik i Shqipërisë ra në gjysmën e parë të vitit falë huamarrjes së shtrënguar të qeverisë dhe rritjes së prodhimit kombëtar. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të qershorit borxhi kombëtar zbriti në 66.9 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 70 përqind që ishte në fund të vitit 2016.

Pavarësisht rritjes së shpenzimeve gjatë fushatës elektorale, qeveria nuk mori hua, por i financoi ato me të ardhurat e veta. Sipas të dhënave zyrtare, në pesë muajt e parë të vitit, bilanci i buxhetit të shtetit rezultoi me sufiçit në masën 6.2 miliardë lekë, ose gati 50 milionë euro.

Por kufizimi i huamarrjes është vetëm njëra nga arsyet e rënies së borxhit. Arsyeja tjetër është rritja më e lartë ekonomike. Treguesi i borxhi publik matet si raport ndaj prodhimit kombëtar, ndaj kur ekonomia rritet, borxhi ulet. Ministria e Financave parashikon se krahasuar me vitin e kaluar vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të rritet me 95 miliardë lekë duke lehtësuar ndjeshëm borxhin kombëtar.

Megjithatë shifra e borxhit për gjashtëmujorin e parë nuk është përfundimtare, pasi nuk përfshin huatë që qeveria pritet të marrë në gjysmën e dytë të vitit. Në buxhetin e shtetit Ministria e Financave ka parashikuar se për të gjithë vitin borxhit do të rezultojë në 68.9 përqind.

Redaksia Onliine
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)