Në datën 24 nëntor gjykata e Strasburgut ka vendosur tu japë të drejtë shqiptarëve të dhunuar në protestën e vitit 2006. Ankimi është bërë nga Anton Siništaj si aplikant i parë dhe Viktor Siništaj si ankimues i dytë, të cilët janë regjistruar në 29 dhjetor të vitit 2009.
Po ashtu janë dhe tre ankimuestë tjerë me kombësi malazeze, Pjetar Dedvukaj si aplikant i tretë, Djon Dedvuković si aplikant i katërt dhe Nikola Ljekočević si aplikant i pestë të regjistruar më datën 31 janar 2010.
Në proces janë regjistruar dhe dy shtetas me kombësi shqiptare, Kola Dedvukaj si aplikant i gjashtë dhe Rok Dedvukaj si aplikant i shtatë të regjistruar më 26 janar 2010.
Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë malazeze, e cila 9 vjet më parë kreu një operacion të dhunshëm ndaj shqiptarëve të Malësisë në rrethinat e Tuzit, ku si pasojë u arrestuan disa persona dhe më pas një i moshuar vdiq nga dhuna policore.
Në aksionin famëkeq policor "Fluturimi i Shqiponjës", gjatë bastisjes së shtëpisë familjare Sinishtaj, pesë anëtarë të Njësisë Speciale antiterroriste janë akuzuar për tejkalim të kompetencave (dhunë të tepruar), me ç'rast kanë shkaktuar dëmtime fizike ndaj Pjeter Sinishtaj, babait të dy vëllezërve të arrestuar gjatë aksionit.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Strasburgut deklaron të pranueshëm ankimin e ankuesit të tretë, në lidhje me keqtrajtimin dhe pjesën e mbetur të aplikimeve të papranueshëm.
"Vendos se ka pasur shkelje të të dy aspekteve, materiale dhe procedurale të nenit 3 të Konventës në lidhje me ankuesin e tretë;
Gjykon (a) se shteti i paditur duhet t'i paguajë ankuesit tretë, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, shumat e mëposhtme:
(i) 3,000 euro ( tre mijë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme, në lidhje me dëmin jopasuror;
(ii) ( EUR 3,500 (tre mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund të jetë në ngarkim të aplikantit të tretë, në lidhje me kostot dhe shpenzimet; me mundësinë e tre muajve deri në shlyerje,
Rrëzon pjesën tjetër të pretendimit të aplikantëve të treta për shpërblim të drejtë", thuhet në përfundim të vendimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.3%
-
Mjaftueshëm
29.3%
-
S'kam mendim
7.4%
Vota total: 1121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘U luftua korrupsioni!’, Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Ambasada e SHBA e konfirmon, ndihmë për uljen e varfërisë
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë
8 Janar, 16:32
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
"Në kërkim të emigrantëve" Aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një “front” për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj
8 Janar, 16:18
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18
-
Përpjekje të reja për të arrestuar presidentin e shkarkuar të Koresë së Jugut
8 Janar, 16:14
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Lule në bankën e 12-vjeçarit që u nda nga jeta, shkolla në Maliq mesazh prekës: Leo do jesh gjithmonë me ne
8 Janar, 16:09
-
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve
8 Janar, 16:06
-
Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes, 12-vjeçari që humbi jetën pjesë e KF Maliqit
8 Janar, 16:00