Sëmuren dy anëtarët e trupit gjykues shtyhet procesi në Gjykatën e Lartë ndaj deputetit demokrat, Astrit Veliaj. Shkak për shtyrjen është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e gjyqtarëve, Artan e Guxim Zenelaj të cilët pak çaste para se të niste procesi ishin drejtuar spitalit për një vizitë njoftoi kolegu i tyre.

Seanca e radhës u la për të martën që vjen, ndërsa Veliaj ishte i pranishëm me avokatin e tij mbrojtës Ardian Visha. Veliaj është marrë i pandehur për prishje të pronës publike dhe ndërtim të paligjshëm, por ai e ka mohuar këtë akuzë duke këmbëngulur në pafajësi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)