Është e mrekullueshme por edhe e frikshme të hidhesh me parashutë.

Por, me sa duket, kjo stërgjyshe nga Londra nuk e njeh fjalën “frikë” pasi është hedhur me parashutë nga një lartësi 3900 metra.

Kjo ka qenë mënyra se si 90-vjeçarja Amy Cook ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e saj të 90-të.

Supergjyshja ka treguar se gjithnjë e kishte pasur ëndërr që të bënte një hedhje të tillë dhe festa e ditëlindjes për të ishte edhe momenti i duhur, pasi ajo kishte frikë se ky do të ishte edhe shansi i saj i fundit.

Të ardhurat e përfituara nga ky gjest çmenduri, Amy Cook tregon se do t’ia kalojë në formë bamirësie spitalit “The Royal Marsden Cancer Charity”, pasi këta të fundit kuruan vajzën e saj 56-vjeçare nga kanceri në gji në vitin 2015.

[gallery]23486[/gallery]


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com