Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në facebook, Kodheli shkruan se dënon këtë akt të të ulët të terrorit.
“Ne dënojmë me forcë këtë akt të ulët terrori ndaj njerëzve të pafajshëm dhe garantojmë kontributin tonë në krah të koalicionit mbarëbotëror kundër terrorizmit”, shkruan Kodheli.
Sulmet në Spanjë ndodhën mbrëmjen e djeshme, ng aku mbetën të vdekur 14 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Postimi i plotë i Mimi Kodhelit:
Shkon në 15 numri i të vdekurve dhe në mbi 100 i të plagosurve, prej të cilëve disa shumë rëndë, një ditë pas aktit të rëndë terrorist në një prej qyteteve më të bukura në botë, Barcelonës.
“Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të lënduarve”.
Ne dënojmë me forcë këtë akt të ulët terrori ndaj njerëzve të pafajshëm dhe garantojmë kontributin tonë në krah të koalicionit mbarëbotëror kundër terrorizmit.

(Postimi i Mimi Kodhelit në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
