Temperaturat e larta janë shndërruar në shkaktar të zjarrit në vendin tonë. Ndërkohë Shërbimi i Emergjencave Civile njofton se dy vatra të reja zjarri janë lokalizuar gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se si pasojë e zjarrit të rënë në Qarkun e Dibrës, është djegur një sipërfaqe prej 2 hektarësh me shkurre dhe pisha, ndërsa raportohet shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer.

Nga ana tjetër në Qarkun e Lezhës, për shuarjen e vatrave të flakëve përveç shërbimit vendor të MZSH Laç, ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e 60 forcave ushtarake.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Njoftimi i plotë:

Qarku Dibër
Ne ora 10:00, në fshatin Gurë Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.

Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe disa pisha.
Qarku Lezhë

Ne ora 19:30, në qytetin Laç ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Laç ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.

60 forca ushtarake kanë shkuar per ndihme në vatrat e flakeve dhe pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

(D.T/Shqiptarja.com)