TIRANE-Ministria e Brendshme përmes një reagimi lidhur me lajmin e publikuar nga Shqiptarja.com për shpalljen e tenderave nga kjo ministri me vlerën 257 mln lekë, sqaron se me procedurat e tenderimit merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë shtojmë se Shqiptarja.com ka theksuar në lajm se Ministria e Brendshme që drejtohet nga Demiraj ka shpallur tenderat. Ndërkohë për sa kohë Demiraj është ende në detyrën e ministrit ai është person përgjegjës për tenderat dhe punët në këtë dikaster.

Redaksia Online
Shqiptarja.com