Një 48-vjeçar i cili tentoi të korruptojë gjyqtaren është arrestuar nga policia e Tiranës.
 
Enver Disha ka tentuar të korruptojë një gjyqtare të Gjykatës së Tiranës, për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të një dënuari në burgun e Rrogozhinës.
 
Policia e Tiranës thotë se Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 48-vjeçarin. Burime të Report Tv bëjnë me dije se Enver Disha donte ti jepte një sasi lekësh gjyqtares.
 
Këto lekë Enver Disha donte ti jepte për një të afërmin e tij i cili ishte në burgun e Rrogozhinës, për të cilin Gjykata s’kishte marrë ende vendim. Ka qënë Prokuroria e cila ka hetuar rastin dhe krimet e rënda kishin caktuar arrest me burg për Enver Dishën që në 29 qershor.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)