Tefik Zhurda, anestezisti i cili tentoi të vetëvritej pas vdekjes së 16 vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit të spitalit “Continental”, është nisur me urgjencë drejt Italisë.
 
Mjeku anestezist vijon të jetë në gjendje të rëndë pasi i injektoi vetes në trup anestezi.
 
Doza e këtyre preparateve i ka shkaktuar mjekut probleme shumë të rënda shëndetësore, dhe kështu është bërë e nevojshme transporti i tij drejt Italisë.

Tefik Zhurda tentoi vetëvrasjen pasi mesnatën e 16 majit pas një operacioni në gju humbi jetën pacientja Blerta Pepa.
 
16-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin privat Continetal pasi u prek nga një sëmundje që quhet hipertermi malinje dhe mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot.
 
Vdekja e nxënëses së shkollës Andon Zako Çajupi, i shkaktoi tronditje Tefik Zhurdës dhe më pas ai vendosi të injektojë anestezi në trup, duke u përpjekur për tu vetëvrarë.
 
Sëmundja që preku 16-vjeçarjen është e rrallë dhe shkakton vdekjen për shkak të temperaturës së lartë.

Pavarësisht se iu injektua ilaçi Dantrolen, i cili ul temperaturën, Blerta Pepa humbi jetën.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com