Durrës- Në mungesë të një vize për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas turk 32- vjeçar, ka tentuar të korruptojë policin e kufirit në portin e Durrësit.
Në pranga ka përfunduar Mursel Dagli, 32 vjeç, pasi në brendësi të pasaportës së tij, vendosi 100 euro, në mënyrë që polici i kufirit ta lejonte të udhëtonte drejt Italisë.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme, ndërkohë 32- vjeçari rëndojnë veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtorojnë një fuksion publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

(Fotografi e pasaportës së shtetasit turk me 100 euro në brendësi të saj)
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ndaluan shtetasin:
• Mursel DAGLI 32 vjeç, banues në Turqi.
DAGLI, më datë 11.07.2017, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pashaportës shumën prej 100 €.
Shtetasi I mësipërm nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian.
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe nuk bëhet palë me të.
Materialet I kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com