KOSOVE-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e 9 vjetorit të Ditës së Kushtetutës ka thënë se është qënësore që të gjithë të jemi zbatues të Kushtetutës.
Kreu i shtetit në fjalën e tij, ka thënë se u zotuan që Kosova të jetë shtet i mirëqënies ekonomike dhe që shteti i Kosovës të kontribuoj në stabilitetin e vendit me një bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet fqinje.
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të angazhuar në respektimin e rendit juridik për të bërë të mundur ecjen përpara me botën e qytetëruar.
“Institucionet e Kosovës dhe qytetarët kanë punuar që Kosova të jetë vendi i të gjithëve. Jemi faktor stabiliteti në rajon. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parime kushtetuese gjithëpërfshirëse. Republika e Kosovës ka krijuar mekanizmat e vetë për mbrojtjen e qytetarëve, promovimin dhe zhvillimin e prosperiteti social për të gjithë qytetarët e saj. Zbatimi kushtetues është qenësor për vendin tonë”, ka përfunduar Thaçi.
Redaksia Online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com