Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në zonën e Laprakës 31-vjeçari me inicialet E.K në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë grabitur një 24-vjecar duke i marrë një varëse floriri dhe një orë dore.
Fillimisht grabitësit i kanë bllokuar rrugën mjetit tip BMV X5 dhe më pas me dhunë kanë marrë sendet me vlerë.
Policia e Tiranës thotë se ka shpallur në kërkim 31-vjecarin E.K dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
