Leximi mund të jetë hobi më i mirë në tërë universin, duke jua hequr mendjen nga çmenduritë e përditshme, ju relakson dhe e përmirëson shëndetin e përgjithshëm mendor.
 
Gjithashtu, një libër asnjëherë nuk mbetet pa bateri, prandaj mund ta shijoni leximin kudo që jeni.
 
Leximi sjell shumë përfitime, e nuk shërben vetëm si metodë për të mbushur kohën e lire, por është një  mënyrë efektive për ta ushtruar trurin në mënyrë që t’i zvogëloni mundësitë për të zhvilluar sëmundjet mendore si demenca apo sëmundjet tjera pasi t’i mbushni 60 vjeç.
 
Tre arsye se përse duhet të lexoni sa më shumë.
 
Leximi e mban trurin të shkathtë
Një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se leximi është stimuluese për trurin,
 
Të lexosh është mënyrë efektive për ta përmirësuar shëndetin mendor tek individët e moshës së mesme.
 
Një studim i fundit i publikuar në ‘Neurology Journal’ ka zbuluar se leximi I rregulltë zvogëlon dukshëm rrezikun për të pasur probleme me memorie.
 
Leximi e përmirëson përqëndrimin dhe lehtëson stresin
Stili modern i jetesës është tejet i mbushur me presion për shumicën e jetës, pasi njerëzit edhe kur largohen nga zyra, ditëve të sotme shumicën e kohës e kalojnë të ‘ngjitur’ në ekranet elektronike, duke lexuar e-maile, statuse, duke shikuar fotografi apo video.
 
Nëse mendja e një personi është vazhdimisht e angazhuar në shpërqendrime të tilla, atëherë për trurin bëhet proces i vështirë pushimi, prandaj, trurit i duhet një mjet i mirë për t’u relaksuar.
 
Leximi është mjeti i duhur për ta relaksuar trurin, sepse është tejet efektiv në zvogëlimin e stresit. Në fakt, shkenca pohon se leximi mund ta zvogëlojë stresin deri në 68 %.
 
Leximi ju ndihmon të flini më mirë
Shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë nga celularët e mençur para se të flenë, por kjo nuk është ide e mirë, sepse pajisjet elektronike kanë ndikim negativ në kualitetin e gjumit.
 
Sipas Anne-Marie Chang, studiuese e gjumit, ritmi cirkadik pengohet nga pajisjet elektronike, e kjo do të thotë se leximi në tablet apo celular të mençur jua dobëson kualitetin e gjumit dhe bën të ndjeheni më të lodhur në mëngjes, pavarësisht sa orë gjumë keni bërë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com