​Tri këshilla se si të përmirësoni sa më
shpejt marrëdhëniet me kolegët tuaj

​Tri këshilla se si të përmirësoni sa më<br />shpejt marrëdhëniet me kolegët tuaj
Mardhëniet me kolegët janë shumë të rëndësishme pasi ata janë pjesë e kohës tonë dhe bashkë me ta kalojmë caste të lehta dhe të vështira, prandaj dhe duhet që gjithmonë të ketë harmoni mes kolegëve. 

Trajnerja e njohur për lidhjet mes njerëzve, Bela Gandhi na tregon sekretin se si të përmirësoni një lidhje, mes miqsh, mes kolegësh ose një lidhje dashurore, në vetëm 60 sekonda.

Më poshtë do të lexoni disa teknika efektive dhe të shpejta se si të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët tuaj.

Blini diçka për kolegët
Mund të jetë diçka e vogël dhe pa shumë shpenzime, ndonjë ëmbëlsirë ose biskota.
Një “festë” e vogël gjatë pushimit të drekës, ndihmon që marrëdhënia juaj me kolegët tuaj të marrë një kthesë pozitive.

Dërgoni një mesazh
Një mesazh i thjeshtë si “Falemnderit që më ke ndihmuar”, “Ishe shumë bashkëpunues”, mund të ndihmojë shumë që ju të keni energji pozitive me kolegët tuaj.

Shprehni falënderimin ndaj shefit
Shefat shumë rrallë pranojnë falënderime dhe komplimente nga punëtorët e tyre, por nëse e bëni një gjë të tillë, në mënyrë të sinqertë, është një gjë e këndshme dhe që do tju ndihmojë në mardhëniet mes jush.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi