Një aksident i ndodhur në 27 korrik të 2013 ku një drejtues i furgonit të policisë ka goditur në rrugë kalimtarin, Fahrian Halili, ka detyruar këtë të fundit që t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Padia është bërë pas 2 vite e gjysmë nga dita e aksidentit dhe është regjistruar në gjykatë në muajin nëntor 2015.

Fahrian Halili, ka paditur Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke i kërkuar kësaj të fundit “…Dëmshpërblimin pasuror dhe jopasuror (biologjik, moral,ekzistencial) për plagosjen e shkaktuar nga aksidentit i ndodhur në datën 27.06.2013, i shkaktuar nga Fugoni i Policisë të Komisariatit nr.5, Tiranë…”.

Kjo çështje tashme pritet të gjykohet nga Eneida Civici.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)