Forcat e Armatosura vijojnë punën për pastrimin e disa prej akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror 2017.
Veç pastrimit të rrugëve dhe zonave të frekuentuara nga turistët, ky aksion ka për qëllim edhe ndërgjegjësimim e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit.
Gjatë ditës së sotme, zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi inspektoi nga afër aksionin e efektivëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë së Vaut të Dejës, të cilët vijojnë punën për pastrimin e aksit rrugor Shkodër – Muriqan.
Zv. ministri Koçi falënderoi efektivët pjesëmarrës në këtë aksion dhe theksoi se FA ka ndërmarë një fushatë pastrimi në shërbim të misionit të saj për t’u lidhur edhe më fort me komunitetin dhe për t’i shërbyer atij.
“Kjo mund të quhet dhe një fushatë e një Shqipërie të pastër. Një Shqipëri e pastër, me rrugë të pastra nuk do të thotë vetëm një shans më shumë që turistët të vijnë më me dëshirë në Shqipëri, nuk do të thotë që vetëm të ketë shëndet fizik për njerëzit, sepse pastërtia është edhe shëndet fizik, por do të thosha edhe shëndet shpirtëror”, u shpreh zv. ministri Koçi.
Në përfundim të fjalës së tij, zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi theksoi se në një vend më të pastër, në rrugë më të pastra njerëzit ndihen më mirë. “Kështu që mendoj se po i shërbejmë njerëzve, shoqërisë duke dhënë dhe një mesazh qytetarie”.
Në ditët në vijim aksioni i Forcave të Armatosura, nga akset rrugore të pikave kufitare, do të shtrihet në ato bregdetare.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com